Bakir Tiro
12 Maj 2019•Përditësim: 13 Maj 2019
Klubi italian i futbollit Inter nga Milano ka intensifikuar aktivitetet rreth transferimit eventual të lojtarit të reprezentacionit të Kroacisë, Ivan Rakitiç, nga Barcelona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të fundit, nga Interi janë të gatshëm t’i japin Barcelonës dëmshpërblim prej 50 milionë euro.
Ditëve në vijim do të bëhet më e qartë, edhe pse gjithnjë më e sigurtë është se Rakitiç këtë verë duhet të braktisë “Camp Nou”.
Rakitiç erdhi në Barcelonë në vitin 2014 nga Sevilla, dhe që atëherë me klubin katalanas fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, katër herë kampion të Spanjës, po ashtu edhe Kupën e Mbretit.