Bakir Tiro
07 Shkurt 2019•Përditësim: 08 Shkurt 2019
BARCELONA (AA) – Klubi futbollistik Barcelona nuk dëshiron të kthejë në ekipin e tij Neymarin ndërsa i pari në listën e dëshirave të gjigandit katalonjas është Isco, lojtari i Real Madridit, i cili kohën e fundit nuk ka minutazhë të mjaftueshme në mesin e “mbretërve”, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, përgënjeshtroi pohimet rreth kthimit të Neymarit në “Camp Nou”.
"Kurrë nuk kam biseduar me Neymarin apo me ndonjë nga klubi i tij PSG. Ai nuk është në listën e dëshirave tona për sezonin e ardhshëm. Ne duam të flasim me Realin për kalimin e Iscos në Barcelonë. Nuk ka asnjë pakt midis dy klubeve. Edhe ne, edhe ata përpiqemi të bëjmë ekipin më të mirë", tha Bartomeu.