Mutlu Demirtaştan
17 Prill 2019•Përditësim: 17 Prill 2019
Portieri slloven i klubit spanjoll Atletico Madrid, Jan Oblak, ka nënshkruar kontratë të re 4 vjeçare me klubin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Atletico Madrid njoftoi se kontrata e 26 vjeçarit Oblak është zgjatur deri më 30 qershor 2023.
Oblak në vitin 2014 është transferuar nga klubi portugez Benfica, ndërsa këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje me fanellën e Atletico Madrid.