Muhammed Enes Çallı
25 Tetor 2019•Përditësim: 25 Tetor 2019
Gara e 18-të e Grand Prix të Kampionatit Botëror 2019 në Formula 1 do të zhvillohet të mërkurën në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Grand Prix i Meksikës do të zhvillohet në pistën Hermanos Rodriguez në 71 xhiro në një distancë prej 4.304 kilometrash.
Raundi kualifikues do të fillojë në ora 06:00 (sipas kohës së Evropës Qendrore) të shtunën ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 07:10 (sipas kohës së Evropës Qendrore).
Ekipi i Mercedesit fitoi titullin e konstruktorit në vitin 2019 në Grand Prix-in e mëparshëm në Japoni.
Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton do të kërkojë titullin e gjashtë në Kampionatin Botëror të Formula 1 të dielën.
Hamilton ka shansin të kryesojë titullin në Grand Prix të Meksikës nëse arrin të fitojë 14 pikë më shumë sesa shoku i tij i skuadrës finlandezi, Valtteri Bottas.
- Radhitja e pilotëve 2019:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 338 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 274
3. Charles Leclerc (Monako): 223
4. Max Verstappen (Holandë): 212
5. Sebastian Vettel (Gjermani): 212
- Radhitja e konstruktorëve 2019:
1. Mercedes: 612 pikë
2. Ferrari: 435
3. Red Bull: 323
4. McLaren: 111
5. Renault: 68