Muhammed Enes Çallı
25 Tetor 2019•Përditësim: 30 Tetor 2019
Basketbollisti i kombëtares së Turqisë, Cedi Osman dhe Cleveland Cavaliers arritën marrëveshje për zgjatjen e kontratës katër vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Cedi Osman është dakorduar për zgjatjen e kontratës katër vjeçare prej 31 milionë dollarë me Cavaliers", tha burimi i NBA-së, Marc Stein, në Twitter.
Gazetari i sportit të ESPN, Bobby Marks, po ashtu tha se Osman do të fitojë 8.6 milionë dollarë për një sezon.
Ylli i pensionuar i NBA-së, Dwyane Wade dhe lojtari i Dallas Mavericks Luka Donçiç uruan lojtarin në Twitter për kontratën e re.
Cedi Osman për Cavaliers vitin e kaluar shënoi nga 13 pikë dhe 4.7 kërcime për ndeshje.