Elvir Hociç
27 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
SHKUP (AA) - Përfaqësuesja e Francës në hendboll sot korri fitore ndaj Gjermanisë dhe mori vendin e tretë në Kampionatin Botërorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas barazimit të fundit në fazën e grupeve, hendbollistët e Francës dhe Gjermanisë edhe sot treguan një ndeshje me plot emocione në sallën Jyske Bank Boxen në Heming të Danimarkës.
Gjermanët gjysëm pjesën e parë e përmbyllën me avantazh 13:9, por në gjysëm pjesën e dytë kampioni aktual i botës, Franca, ishte më mirë dhe në fund të ndeshjes arriti fitore me rezultatin 26:25.
Golin vendimtarë në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi Nikola Karabatiç.
Në ora 17:30 sot luhet finalja e Kampionatit Botërorë në Hendboll ku për titullin e kampionit do të përballen Danimarka dhe Norvegjia.