Erbil Başay
27 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
BERLIN (AA) – Menaxhmenti i klubit gjerman Hannover 96 shkarkoi shefin e stafit Andre Breitenreiter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i klubit, Martin Kind dhe drejtori sportiv Horst Heldt shqyrtuan gjendjen në klub dhe shkarkuan trajnerin Breitenreiter.
Në deklaratën e klubit theksohet se vendimi për shkarkimin u soll pas disfatës së mbrëmshme nga Borussia Dortmund me rezultatin 5:1.
"Është shkarkuar edhe ndihmës trajneri Volkan Bulut. Ishte ky një vendim i vështirë, kurse trajnerët i falënderuam për punën e tyre të deritashme", ka thënë Keldt.
Akoma nuk dihet se kush do të marrë vendin e trajnerit në pankinën e Hannoverit.
Breitenreiter në stolin e Hannoverit, i cili ishte në ligën e dytë, erdhi në vitin 2017 dhe në fund të sezonit solli ekipin në ligën elitare, Bundesliga.
Me 17 pikë të grumbulluara Hannover aktualisht radhitet i 17-ti dhe e pret një luftë e vështirë për mbijetesë në ligën elitare.