Ekip
09 Nëntor 2022•Përditësim: 10 Nëntor 2022
Banka Qendrore e Katarit shtypi sot monedha dhe bankënota kushtuar Kupës së Botës FIFA, e cila do të hapet në vendin e Gjirit këtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shtypja e monedhave kushtuar Botërorit përfaqëson një kontribut themelor nga sektori bankar për suksesin e ngjarjes historike”, tha Guvernatori i Bankës Qendrore Sheikh Bandar bin Mohammed në një ceremoni për shënimin e emetimit.
Monedha me trofeun e Kupës së Botës dhe logon e Katarit 2022 ka një fotografi të stadiumit Lusail në njërën anë dhe stadiumit Al-Bayt në anën e kundërt. Dy stadiumet janë fushat e ndeshjes së hapjes dhe asaj finale të Kupës së Botës.
Gjithashtu, në sfondin e kartëmonedhës gjendet emblema kombëtare e Katarit, horizonti, një “dhow” dhe fortesa Zubara.
“Kartëmonedhat kushtuar Botërorit pasqyrojnë qytetërimin dhe trashëgiminë kulturore të Katarit”, tha bin Mohammed.
Në ceremoninë e sotme mori pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së bashku me një mori zyrtarësh të Katarit dhe ambasadorëve të huaj në Doha.
Katari do të presë Kupën e Botës nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, duke u bërë vendi i parë arab dhe i Lindjes së Mesme që organizon turneun global.