Yunus Kaymaz
09 Nëntor 2022•Përditësim: 09 Nëntor 2022
Lojtari i kombëtares së Senegalit dhe mesfushori i Bayern Munich, Sadio Mane, për shkak të lëndimit që pësoi mund të humbasë Kampionatin Botëror në Katar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta franceze "L'Equipe" shkruan se është shumë e pasigurt nëse Mane mund të luaj në Botërorin në Katar, i cili u dëmtua në minutën e 20-të të ndeshjes së djeshme midis klueve Bayern Munich dhe Werder, e cila përfundoi me rezultatin 6:1.
Burimi i njëjtë raporton se futbollisti 30-vjeçar Mane për shkak të lëndimit të tetivës mund të mungojë nga fusha e blertë disa javë.
Senegali, skuadra e Mane-s luan në grupin "A" të Kampionatit Botëror, ku janë edhe kombëtarja e Katarit, Holandës dhe Ekuadorit.
Këtë verë Mane kaloi nga Liverpooli në Bayern Munich, ku luajti 23 ndeshje dhe shënoi 11 gola në fanellën e klubit bavarez.