Dejan Maksimoviç
01 Gusht 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
LIVERPOOL (AA) – Trajneri i klubit anglez Liverpool Jurgen Klopp, ka reaguar ashpër ndaj informacioneve mediale lidhur me futbollistin Philipe Coutinho për kalimin në Barcelonë. Trajneri gjerman porositi qartë se kjo nuk vjen parasysh dhe se Coutinho nuk është në shitje, raporton Anadolu Agency (AA).
Që kur filloi rrëfimi mbi atë se Neymar për 222 milionë euro do të kalojë nga Barcelona në Paris Saint-Geriman, nisën spekulimet mbi atë se Coutinho do të jetë zëvendës për bashkëatdhetarin e tij.
Pas lajmit se Liverpool refuzoi 80 milionë euro ofertën të cilën Barça e dërgoi për Coutinho, reagoi Klopp.
“Nëse them se ai nuk është në shitje, çka është këtu e paqartë në interpretim? Fjala 'jo' do të thotë se nuk ka interpretime dhe nuk ka asgjë të re”, ishte i qartë Klopp.
Ndonëse sezonin e kaluar për shkak të lëndimit pauzoi gjashtë javë Coutinho ishte lojtari më i mirë i Liverpoolit.