Fatih Erel
08 Maj 2019•Përditësim: 09 Maj 2019
Gjigantët e futbollit anglez Chelsea dhe Arsenali do të luftojnë për finalen e Ligës Europa të UEFA-së sonte ndaj kundërshtarëve të tyre në ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve, raporton Anadolu Agency (AA).
Chelsea do të përballet me Eintracht Frankfurt në stadiumin vendas në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Frankfurt.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali do të përballet me Valencian e Spanjës si mysafir.
Arsenali mposhtin Valencia me rezultatin 3-1 të enjten në ndeshjen e parë, duke fituar avantazh përpara ndeshjes së kthimit.