Ekip
08 Maj 2019•Përditësim: 08 Maj 2019
Ernesto Valverde deklaroi se "nuk di nëse do të mbetet trajner i Barcelonës", pas disfatës së mbrëmshme në ”Anfield” ku pësoi debakël nga Liverpooli me shifrat 0:4, me çka ekipi i tij u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA, përkundër një avantazhi 3:0 nga ndeshja e parë, transmeton Anadolu Agecny (AA).
"Nuk e di nëse do të qëndroj, nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë. Një është e sigurt se unë marr përgjegjësinë për debaklin", tha Valverde.
Në “zonën mix” në stadiumin Anfield, i vetmi lojtar i Barcelonës që u ndal para gazetarëve ishte Sergio Busquets.
”U kërkojmë falje tifozëve. U përsërit Roma, ndërsa atë natë besonin se është vetëm një natë e keqe”, tha Busquets.
Barcelona vitin e kaluar pësoi eliminim nga Roma në çerekfinale. Atëherë në ndeshjen e parë triumfuan 4:1, megjithatë në ndeshjet e kthimit u mundën me rezultatin 0:3.