Nazmi Abduramani
29 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
SHKUP (AA) Kombëtarja e Maqedonisë sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup ka pritur kombëtaren e Bullgarisë, ku është mposhtur me rezultatin 0:2, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmën e parë të ndeshjes nuk kishte emocione të mëdha, vetëm nga një shans për të dyja skuadrat.
Shansin më të mirë për gol kombëtarja e Maqedonisë e kishte në minutën e 24-të, kur Vançe Shishov realizoi një gjuajtje me kokë, ndërsa portieri bullgar Mitrev nuk e lejoi depërtimin e topit në portë.
Në minutën e 65-të mysafirët kaluan në epërsi përmes Dimitar Rangellov, më pas Aleksandar Tonev e vulosi fituesin e ndeshjes së sotme miqësore në minutën e 88-të pas një aksioni të bukur të ekipit të Bullgarisë.
Kjo është disfata e tretë e kombëtares së Maqedonisë në ndeshjet miqësore, në ndeshjen e para disa ditëve kombëtarja e Maqedonisë pësoi humbje me Slloveninë.