Dejan Maksimoviç
20 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
MYNIH (AA) – Përfaqësuesi i kombëtares gjermane në futbull Manuel Neuer (30), dhe portier i Bayernit të Mynihut ka vazhduar lojalitetin me gjigantin bavarez për edhe pesë vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Carlo Ancelotti, i cili nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë klubin e bavarez, nuk do të ketë kokëdhembje lidhur me zgjedhjen e portierit, meqë në disponim do të ketë një nga portierët më të mirë të ditëve të sotme.
Marrëveshja paraprake, të cilën kampioni aktual botëror Neuer e kishte me klubin skadonte në vitin 2019.
Por, ai vendosi që t’iu bashkangjitet bashkëlojtarëve të cilët tashmë kanë vazhduar bashkëpunimin me Bayernin deri në vitin 2021, ndërsa atë e kanë bërë, Jerome Boateng, Thomas Muller, David Alaba dhe Javier Martinez.