Dejan Maksimoviç
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
MYNIH (AA) – Josep Pep Guardiola ditëve të fundit është një nga temat kryesore të mediave gjermani për shkak të vazhdimit të kontratës me Bayernin. Kontrata aktuale e trajnerit spanjoll me kampionin Gjerman vlen deri në verën e vitit të ardhshëm, kurse klubi ka njoftuar prej kohësh se dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin me të, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fushatën për vazhdimin e kontratës së Guardiolas është përfshirë edhe Franz Beckenbauer, president i nderit të gjigantit nga Mynihu.
"Me të vërtetë do të ishte humbje e madhe nëse Guardiola largohet nga Bayern pas tre vitesh. Konsideroj se në të ardhmen do të bëjë punë edhe më të mirë. Tani më mirë e njeh Bundestligën, ka përvetësuar gjuhën gjermane, dhe që është më e rëndësishmja, gëzon mbështetjen e lojtarëve. Besoj se në rast të vazhdimit të kontratës me Bayern-in, mund të le gjurmë dhe të përjetoj kënaqësinë e sukseseve me stilin e tij personal të lojës", ka shkruar Beckembauer në kolumnën e tij në një nga mediat gjermane.
Guardiola në Bayern erdhi më 2013, kurse pas ardhjes së tij fitoi dy tituj të kampionit të Gjermanisë, një Kupë Kombëtarë, dhe një Superkupë, si dhe Kupën Botërore të Klubeve.