Shpetim Hiseni
27 shtator 2026•Përditësim: 27 shtator 2026
Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje me rezultatin 0-3 në terren vendas nga Zvicra, në ndeshjen e parë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu.
Zvicra e dominoi pjesën e parë dhe kaloi në epërsi në minutën e 20-të. Remo Freuler shfrytëzoi asistimin me kokë të Zeki Amdounit dhe dërgoi topin në këndin e portës.
Mysafirët vazhduan presionin, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Amdouni shënoi për 0-2 pas asistimit të Zachary Athekame.
Në pjesën e dytë, Matej Gashtarov i kombëtares së Maqedonisë së Veriut fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por pas rishikimit të situatës me VAR, vendimi u ndryshua në karton të verdhë.
Amdouni kompletoi dopietën e tij në minutën e 61-të, duke kaluar mbrojtjen vendase dhe duke shënuar për 0-3. Portieri Stole Dimitrievski me disa pritje të rëndësishme shmangu një humbje edhe më të thellë.
Me këtë fitore, Zvicra ngjitet në krye të Grupit B1, ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdon serinë negative dhe tashmë është pa fitore në nëntë ndeshje.