Selçuk Buğra Gökalp
30 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Marcelo Vieira konfirmoi largimin e tij nga Real Madridi pas finales së UEFA Ligës së Kampionëve të shtunën, në të cilën klubi spanjoll mposhti Liverpoolin me rezultatin e ngushtë 1:0, duke u bërë rekorder si kampion të Evropës për të 14-ën herë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk është një ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netëve magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, tha 34-vjeçari gjatë ceremonisë së trofeut.
Më herët, siç bëhet e ditur se klubi spanjoll nuk ishte i gatshëm të rinovonte kontratën e tij, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar.
Marcelo iu bashkua Real Madridit nga klubi brazilian Fluminese në vitin 2007 duke veshur këpucët e Roberto Carlos, i cili u largua për në Fenerbahçe të Turqisë.
Marcelo është lojtari më i dekoruar në historinë e Los Merengues pasi ai i ndihmoi ata të fitonin 25 tituj, përfshirë 5 trofe të UEFA Ligës së Kampionëve gjatë 15 sezoneve të tij në klub. Ai shënoi 38 gola dhe bëri 103 asistime në 545 ndeshje për skuadrën madrilene.