Muhammed Enes Çallı
30 Maj 2022•Përditësim: 30 Maj 2022
Bayern Munich njoftoi sot largimin e mesfushorit francez Corentin Tolisso, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas pesë vitesh të suksesshme së bashku në FC Bayern, Corentin Tolisso do të largohet nga kampionët rekord gjermanë gjatë verës. Mesfushori i ishte bashkuar klubit nga Olympique Lyon në fillim të sezonit 2017/18", theksoi gjiganti gjerman në një deklaratë.
Mesfushori 27-vjeçar francez shënoi 21 gola në 118 paraqitje gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në Bayern Munich.
Ai ka fituar pesë tituj në Bundesliga, dy Kupë DFB, katër DFL-Superkup, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe tituj të Superkupës Evropiane.