Muhammed Enes Çallı
04 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Atletja Sydney McLaughlin nga skuadra e SHBA-së ka vendosur një rekord të ri botëror në 400 metra me pengesa për gra për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", raporton Anadolu Agency (AA).
Ajo shënoi 51,46 sekonda në Stadiumin Olimpik. Atletja 21-vjeçare gjithashtu mposhti rekordin e saj prej 51,90.
Atletja tjetër amerikane Dalilah Muhammad fitoi medalje argjendi me 51,58, ndërsa Femke Bol nga Holanda, e cila performoi me rezultat 52,03, vulosi një medalje bronzi.