Muhammed Enes Çallı
13 maj 2022•Përditësim: 13 maj 2022
Superylli i klubit Paris Saint-Germain (PSG) Lionel Messi, fitoi 130 milionë dollarë duke u bërë atleti më i paguar në botë në vitin 2022 deri më tani sipas listës së revistës Forbes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi argjentinas Messi, 34 vjeç, pati një paraqitje individuale jo aq të mirë në Paris Saint-Germain në sezonin 2021-22, por ai i ndihmoi ata të fitonin titullin e Ligue Franceze në prill.
Sipas listës së Forbes, Messi u pasua nga superylli amerikan i Los Angeles Lakers, LeBron James, i cili fitoi 121,2 milionë dollarë.
Pesëshen e parë të listës përfbëjnë tre futbollistë dhe dy lojtarë të NBA-së.
Sulmuesi portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, doli i treti me 115 milionë dollarë, përpara shoku brazilian i Messit në PSG, Neymar, është i katërti me 95 milionë dollarë.
Playmakeri amerikan i Golden State Warriors, Stephen Curry, fitoi 92,8 milionë dollarë për të qenë atleti i pestë më i paguar në botë.
Jashtë futbollit dhe basketbollit, boksieri profesionist Canelo Alvarez nga Meksika, futbollisti amerikan i NFL-së, Tom Brady, dhe veterani i tenisit zviceran Roger Federer, bëjnë pjesë në listë.
Lista e revistës Forbes për atletët më të paguar për vitin 2022:
1. Lionel Messi (130 milionë dollarë)
2. LeBron James (121,2 milionë dollarë)
3. Cristiano Ronaldo (115 milionë dollarë)
4. Neymar (95 milionë dollarë)
5. Stephen Curry (92,8 milionë dollarë)
6. Kevin Durant (92,1 milionë dollarë)
7. Roger Federer (90,7 milionë dollarë)
8. Canelo Alvarez, Boxing (90 milionë dollarë)
9. Tom Brady (83,9 milionë dollarë)
10. Giannis Antetokounmpo (80,9 milionë dollarë)