Bakir Tiro
27 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
BARCELONË (AA) - Rivaliteti me Cristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Messi lojtari i Barcelonës i cili në La Ligën spanjolle me portugezin, lojtarin e dikurshëm të Real Madridit ishin rivalë të mëdhenj që nga viti 2009, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo këtë verë kaloi në Juventus dhe në një intervistë i bëri thirrje Messit që t'i bashkangjitet në ligën italiane të Seria A. Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment adekuat për ftesën e Ronaldos.
Para përzgjedhjes së këtij viti të kroatit Luka Modriç, Messi dhe Ronaldo në 10 sezonet e kaluara fituan "Topin e Artë", çmimin dedikuar lojtarit më të mirë në botë.
Messi pranoi se ky vit për të nuk ishte si ato nga ëndrrat. "Kur kuptova se kush është nominuar, e dija që nuk kam gjasa të zgjidhem për vitin 2018", tha ai.