Ahmet Gürhan Kartal
24 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
LONDËR (AA) – Ka nisur maratona e 36-të e Londrës në të cilën më pak se 40.000 vrapues synojnë të sigurojnë një fond disamilionësh për qëllime bamirësie, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara filloi me numërimin mbrapa të incizuar nga astronauti britanik Tim Peake, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku ai do të vrapojë distancën 42.2 kilometërshe në një trakë vrapimi.
Eventi është i njohur për faktin se vrapuesit mbajnë të veshur kostume, ndërkohë që këtë vit shumë nga vrapuesit kishin përzgjedhur motive Shakespiriane për të shënuar kështu 400 vjetorin e vdekjes së poetit.
Vrapuesit tentojnë të thyejnë rekorde të ndryshme botërore, për çka vitin e kaluar ishin thyer 33 të tilla.