Haydar Hadi
04 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
BAGDAD (AA) - Është zhvilluar sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, "Maratona e 2-të Ndërkombëtare e Paqes dhe Dashurisë", raporton Anadolu Agency (AA).
Maratona nisi në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Vendin e parë në kategorinë 8 kilometra për femra e morën atletet e ardhur nga Kenia.
Në këtë maratonë morën pjesë sportistë nga shtete si, Egjipti, Maroku, Algjeria, Libani, Irani, Bahrejni, Jordania, Jemeni, Siria, Sudani, Tunizia, Omani, Gjermania, Siri Lanka, Uganda, Eritreja, Somalia, Afganistani, Etiopia, Uzbekistani, India, Taxhikistan, Mongolia dhe Kenia.
Në kuadër të këtij organizimi është zhvilluar edhe gara 3 kilometërshe për qytetarët si dhe gara me biçikleta.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit ishin marrë masa të larta sigurie, ndërsa interesi i qytetarëve ishte i lartë.