Dejan Maksimoviç
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
MANCHESTER (AA) – Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, u shfaq mjaft i zemëruar pas takimit të mbrëmshëm me Hull City, të vlefshëm për raundin e 23-të të Premier Ligës angleze të futbollit, i cili përfundoi baraz pa gola, raporton Anadolu Agency (AA).
Për barazimin në Old Trafford më meritori ishte portieri i mysafirëve Eldin Jakupoviç i cili ndaloi secilën tentativë të “Djajve të Kuq”, sidomos në pjesën e dytë të lojës.
Barazimi i gjashtë në terren nikoqir i Manchester Unitedit më së shumti ka hidhëruar Mourinhon, sidomos nga siç ka thënë ai, referimi dhe trajtimi i tij nga ana e referit të katërt.
“Nuk dua të flas shumë sepse kam paguar shumë gjoba, më shumë se secili trajner tjetër. Për shembull, njërit nga trejnerët, referi i katërt i ka thënë se i pëlqejnë emocionet e tij dhe se nuk ka asnjë problem. Mua kundër Hullit më tha të ulem ose të përfundoj në tribuna. Ata nuk i duan emocionet e mia”, tha Mourihno.