Në Maqedoni po mbahet Kampionati Evropian në Kendo
Në Shkup po mbahet Kampionati i 27-të Evropian në Sportin Kendo, në organizim të Maqedonisë, ku marrin pjesë një numër i madh i sportistëve nga 37 shtete

Shkup
SHKUP (AA) - Në Shkup po mbahet Kampionati i 27-të Evropian në Sportin Kendo, në organizim të Maqedonisë, ku marrin pjesë një numër i madh i sportistëve nga 37 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së kryetari i Shoqatës për Kendo në Turqi Mert Ozyilmaz, duke treguar se sporti Kendo në Turqi ka filluar individualisht në vitet e 2000, tha se me rritjen e pjesëmarrësve kanë formuar një shoqatë. Ai duke treguar se tashmë kanë 150 sportistë aktiv, theksoi se e përfaqësojnë Turqinë në turne evropiane dhe botërore.
Nga ana tjetër menaxheri i ekipit të Turqisë Mehmet Hosgoz theksoi se 14 vite merret me këtë sport.
Ai tha se dje kanë patur ndeshjet tek femrat. Hosgoz informoi se sot kanë ndeshjet e ekipit te meshkujt, ndërsa në ditën e nesërme ndeshjet individuale tek femrat dhe meshkujt.
Hosgoz tha se përpiqen ta përfaqësojnë Turqinë në mënyrën më të mirë. "Ky është kampionati i 8-ë evropian në të cilin morëm pjesë. Gjithashtu morëm pjesë në kampionatin botëror të vitit 2015. Kemi fituar edhe vendin e tretë në kampionatin e Ballkanit", tha ai.
Ndeshjet e djeshme të ekipeve junior të Kampionatit Evropian u zhvilluan dje, ku Italia tek meshkujt dhe Franca te femrat ishte fituese.
Maqedoninë në këtë kampionat e përfaqësojnë 6 meshkuj dhe një femër. Ndërsa nga Ballkani marrin pjesë: Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia.
Federata Ndërkombëtare e Kendo-s e cila u themelua në vitin 1970, është një art ushtarak modern japonez ku përdoren shpata nga bima bamboo (shinai) dhe armaturë mbrojtëse (bogu) e themeluar shekuj më parë në Japoni.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.