Mutlu Demirtaştan
25 Qershor 2019•Përditësim: 25 Qershor 2019
Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo është shpallur lojtari më i mirë (MVP) i sezonit të kaluar në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e çmimit të lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë të sezonit të kaluar në NBA është mbajtur në Santa Monica të Floridas.
Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Antetokounmpo në moshën 24 vjeçare është bërë lojtari i tretë më i ri që fiton çmimin MVP të sezonit. Më të ri se ai këtë çmim e kanë fituar LeBron James dhe Derick Rose.
Basketbolliti slloven Luka Donçiç zhvilloi një sezon të mrekullueshëm për Dallas Mawericks dhe mori çimin e lojtarit që luan sezonin e parë në NBA (Rookie of the Year).
Trajneri më i mirë për sezonin e kaluar në NBA është shpallur Mike Budenholzer i drejton ekipin e Milwaukee Bucks.
Lou Williams nga Los Angeles Clippers është shpallur lojtari më i mirë rezervë ndërsa Pascal Siakam nga Toronto Raptors është shpallur lojtari që ka treguar më së shumti përmirësim në krahasim me sezonin e kaluar.
Çmimi për vepër jetësore u është ndarë legjendave të basketbollit amerikan dhe botëror Larry Bird dhe Magic Johnson.