Satuk Buğra Kutlugün
20 Shtator 2020•Përditësim: 20 Shtator 2020
Boston Celtics mundi Miami Heat me rezultatin 117:106 në serinë e tretë të finales së Konferencës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kemba Walker, Jayson Tatum, Jaylen Brown dhe Marcus Smart shënuan mbi 20 pikë për t'i dhënë Celtics një shpresë të re në seri.
Miami Heat, me epërsinë 2:0 në seri para ndeshjes, ishte në prag të tërheqjes së kundërshtarëve të tij në një hendek prej 3:0, por nuk ia doli për ta bërë këtë pasi Celtics këtë herë nuk lejoi që paraqitja e tij e fortë në pjesën e parë të shkonte huq.
Për Miami Heat, Bam Adebayo shënoi 27 pikë dhe regjistroi 16 kërcime, Tyler Herro shënoi 22 por nuk mundi të shmangte humbjen.
"Play-off"-i NBA 2020 vazhdon në Orlando, ku ndodhet kompleksi Disney Sports, mes pandemisë së COVID-19. Ndeshja e katërt do të luhet të mërkurën.