Ercan Doğan
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Ka përfunduar gjysëm maratona "Vodafone Istanbul" e cila konsiderohet si një nga 8 gjysëm maratonat më të mira të botës, ku fituesi tek meshkujt u shpall Sezgin Ataç ndërsa tek femrat, Fatma Demir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ka përfunduar gjysëm maratona "Vodafone Istanbul" e cila konsiderohet si një nga 8 gjysëm maratonat më të mira të botës, ku fituesi tek meshkujt u shpall Sezgin Ataç ndërsa tek femrat, Fatma Demir. Startin e maratonës prej 21 kilometra e dhanë sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Can Akın Çağlar, drejtori i përgjithshëm i "Spor Istanbul", Renay Onur si dhe kreu i klubit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Fatih Keleş. Gara e cila filloi në Yenikapı me pjesëmarrjen e 47 sportistëve elitë, vazhdoi në destinacionin duke kaluar në Kumkapı, Sarayburnu, Sirkeci duke vazhduar drejt Eminönü, Unkapanı, Fener, Balat, Ayvansaray dhe Feshane. Bashkë me kthesën përpara kryqëzimit Eyüp atletët mbërritën në vijën e finishit në pikën e nisjes në hapësirën e aktiviteteve Yenikapı. ( Mehmet Eser - Anadolu Agency )
Startin e maratonës prej 21 kilometra e dhanë sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Can Akın Çağlar, drejtori i përgjithshëm i "Spor Istanbul", Renay Onur si dhe kreu i klubit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Fatih Keleş.
Gara e cila filloi në Yenikapı me pjesëmarrjen e 47 sportistëve elitë, vazhdoi në destinacionin duke kaluar në Kumkapı, Sarayburnu, Sirkeci duke vazhduar drejt Eminönü, Unkapanı, Fener, Balat, Ayvansaray dhe Feshane. Bashkë me kthesën përpara kryqëzimit Eyüp atletët mbërritën në vijën e finishit në pikën e nisjes në hapësirën e aktiviteteve Yenikapı.
Për meshkujt u rendit i pari Sezgin Ataç me kohën 1,03,16, ndërsa i dyti Adel Mechaal me 1,03,25 dhe i treti Benard Cheruiyot Sang ise 1,03,51.
Ndërsa tek femrat Fatma Demir me kohën 1,13,17, e dyta Daisy Jepto Kimeli me 1,13,29 dhe e treta Esma Aydemir me 1,15,40.
Fatma Demir, gjendja e së cilës u përkeqësua në fund të garës u dërgua më pas me barrelë në ambulancë dhe më pas për trajtim.
Sportisët e vendeve të para morën një çmim rrreth 13 mijë dollarë, të dytët 10 mijë dhe të tretët 5 mijë dollarë.
Çmimet për sportistët fitues u shpërndanë nga Can Akın Çağlar, Renay Onur, Fatih Keleş dhe zyrtarë të tjerë.
Morën pjesë 2.500 persona
Në maratonën e zhvilluar nga "Spor Istanbul" degë e Bashkisë Metropolitane të Stambollit, numri i pjesëmarrësve u mbajt i kufizuar me 2.500 persona. Maratona u zhvillua duke zbatuar rregullat e distancimit fizik për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19). Në garë morën pjesë vetëm atletë elitë turq dhe ata që jetojnë në Turqi.
Ndërsa sportistët që morën pjesë në garën popullore u nisën me koherencë çdo pesë sekonda.
Zv.kryetari i Bordit ekzekutiv të Vodafone Turkey, Engin Aksoy bëri të ditur se gjysmë maratona nuk është vetëm një aktivitet sportiv. "Organizimin e mbështesim me objektivin që Stambolli të shndërrohet në një qytet markë globale. Jemi të lumtur që maratonës i vendosim emrin tonë për të shtatën herë", tha Aksoy.
Ndërsa fituesi tek meshkujt, Sezgin Ataç, në një deklaratë për gazetarët pas garës tha se u përpoq të nxjerrë një garë në mënyrë të kontrolluar duke qëndruar pas grupit. "Kishte shumë erë. Pas përshkrimit të distancës prej 10 kilometra i dhamë sulm dhe mbetëm tre atletë. Më pas pësova një dhimbje por pasi më kaloi arrita në finish lehtësisht. Sportistët pas meje ishin më në moshë se unë", tha Ataç.
"Si sportistë turq meritojmë më të mirën. Përsa kohë që na jepet mundësia besoj se do të paraqesim performanca të mira", vlerësoi Ataç, i cili shtoi se ka kryer një punë përgatitore të mirë dhe se sportistët turq duhet të vlerësohen.
Rrugët në destinacionin e vrapimit dhe rrugët që lidhen me to ishin të mbyllura për trafikun nga 02:00 deri në orën 13:00.