Hüseyin Burak Demirer
18 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
LOS ANGELES (AA) – Basketbollisti amerikan i ekipit të NBA-së Los Angeles Clippers, Chris Paul për shkak të lëndimit nuk do të mund të luaj gjatë dy muajve të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit, thuhet se Chris Paul u lëndua më 16 janar në përballjen e Clippers me Oklahoma City Thunder.
Paul në këtë përballje lëndoi gishtin e majtë, ku urgjentisht është operuar. Në deklaratë bëhet e ditur se rikuperimi i tij duhet të marrë kohë mes një dhe dy muaj.
Los Angeles Clippers gjendet në vendin e katërt të Konferencës së Perëndimit me 29 fitore dhe 14 disfata. Mesatarja e Paul për ndeshje është 17.5 pikë, 9.7 asiste dhe 5.3 kërcime.