Fatih Erel
07 Nëntor 2018•Përditësim: 09 Nëntor 2018
STAMBOLL (AA) – Në ligën elitare amerikane NBA mbrëmë u zhvilluan katër ndeshje ku Portland Trail Blazers fitoi Milwaukee Bucks me 118-103, pasi CJ McCollum shënoi 40 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bucks humbi ndeshjen e tyre të dytë në këtë sezon.
Rekordi sezonal i McCollum me 40 pikë ndihmoi Portland Trail Blazers për të mposhtur Bucks. McCollum gjithashtu shënoi edhe 5 asistime dhe 6 kërcime.
Antetokounmpo udhëhoqi Bucks me 23 pikë dhe nëntë kërcime ndërsa turku Ersan Ilyasova gjithashtu shënoi 5 pikë dhe 9 kërcime kundër Blazers Trail.
Rezultatet janë si më poshtë:
Charlotte Hornets-Atlanta Hawks: 113-102
Dallas Mavericks-Washington Wizards: 119-100
Phoenix Suns-Brooklyn Nets: 82-104
Portland Trail Blazers-Milwaukee Bucks: 118-103