Satuk Buğra Kutlugün
22 Maj 2019•Përditësim: 23 Maj 2019
Toronto Raptors mposhtën Milwaukee Bucks-in me rezultatin 120-102 për të barazuar serinë në finalen e Konferencës Lindore në 2-2, transmeton Anadolu Agency (AA).
NBA Playoffs vazhdoi mbrëmë me një ndeshje, në të cilën Raptors priti Bucks-in në ndeshjen e katërt të finales së lindjes.
Raptors arriti të shënojë fitore pas një kontributi të madh nga lojtarët në stol, të cilët së bashku prodhuan 48 pikë.
Norman Powell shënoi 18 pikë, Serge Ibaka 17 pikë dhe 13 kërcime, kurse Fred Van Fleet shënoi 13 pikë.
Ndërkaq, mesfushori kreativ Kyle Lowry shënoi 25 pikë, shifra më e lartë e arritur për të në këtë ekip dhe dhjetë nga dhjetë gjuajtje të lira, ndërkohë që ylli i klubit Kawhi Leonard prodhoi vetëm 19 pikë dhe shtatë kërcime, me vetëm gjashtë gjashtë kosha nga 13 gjuajtje nga fusha.
Nga ana tjetër, 30 pikët nga Khris Middleton, shifra më të lartë në këtë përballje, dhe 25 pikët, dhjetë kërcimet dhe pesë asistimet nga Giannis Antetokounmpo nuk i mjaftuan Milwaukee Bucks-it për të rritur epërsinë në serinë e finaleve.
Ekipi që do të dalë triumfues me katër ndeshje të fituara do të përballet në finalen e madhe me Golden State Warriors, i cili tashmë ka mposhtur me rezultatin 4-0 Portland Trail Blazers-in në finalen e Konferencës Perëndimore.