Emre Aşıkçı
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Toronto Raptors mposhtën Boston Celtics me rezultatin 125:122 në pjesën e dytë të minutave shtesë për të barazuar serinë 3:3 në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raptors patën shansin të fitojnë ndeshjen në sekondat e fundit të kohës së rregullt dhe pjesës së parë shtesë, por nuk ia dolën.
Basketbollisiti i Raptors, Kyle Lowry ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 33 pikë dhe tetë kërcime.
Norman Powell, i cili hyri nga pankina, shënoi 23 pikë ndërsa Fred VanVleet shënoi 21 pikë dhe nëntë kërcime.
Gjithashtu, OG Anunoby pati një 'double-double' me 13 pikë dhe 13 kërcime.
Për ekipin kundërshtar, Jaylen Brown dhe Jayson Tatum regjistruan 'double-double'.
Brown shënoi 31 pikë dhe 16 kërcime ndërsa Tatum shënoi 29 pikë dhe 14 kërcime.
Marcus Smart arriti të shënojë një 'triple-double' me 23 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste, por përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme.
Të premten do të luhet loja e shtatë.
Clippers mposhtin Nuggets duke arritur epërsinë 3:1 në ndeshjen e katërt
Los Angeles Clippers mundën Denver Nuggets 96:85 për të çuar në epërsi 3:1 në serinë e 'play-off'-it.
Superylli i Clippers, Kawhi Leonard regjistroi një 'double-double' me 30 pikë dhe 11 kërcime.
Montrezl Harrell hyri në lojë nga pankina për të shtuar 15 pikë ndërsa Lou Williams shënoi 12 pikë.
Për Nuggets, ylli serb Nikola Jokiç regjistroi një 'double-double' me 26 pikë dhe 11 kërcime.
Jamal Murray ndihmoi ekipin e tij me 18 pikë dhe shtatë asiste, por nuk mundi të shmangte humbjen nga Nuggets ndërsa përballen me eliminim.