Satuk Buğra Kutlugün
01 Maj 2019•Përditësim: 02 Maj 2019
Golden State Warriors mposhtën ekipin e Houston Rockets me rezultatin 115-109 duke e çuar në 2:0 serinë e fitoreve në përballjen e tyre të Playoffit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmë finalen e konferencës Perëndimore, Warriors kontrolluan ritmin e ndeshjes që nga fillimi kur avancuan me rezultatin 29-20, sidomos pasi James Harden braktisi lojën nga shkaku i një lëndimi që pësoi në syrin e tij.
Gjatë kësaj periudhe, Chris Paul dhe Clint Capela mbajtën Rockets-at në distancë.
Harden u rikthye në lojë shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, por në atë kohë Rockets kishin një disavatazh 49-58.
Në gjysmën e dytë, Warriors nuk lejuan kundërshtarin të afrohet, duke përfunduar ndeshjen me një fitore 115-109.
Më të saktë ishin Kevin Durant me 29 pikë, Stephen Curry shënoi 20 pikë, Klay Thompson shënoi 21 pikë.
Për Rockets, më i saktë ishte Harden me 29 pikë, Paul shënoi 18 pikë dhe 7 kërcime dhe 6 asistime.
Seria do të zhvendoset në Houston, ku të shtunën do të luhet përballja e tretë.
- Bucks mundën Celticun dhe barazuan 1-1
Milwaukee Bucks mundën Boston Celticun në një shfaqje dominuese në fushë të tyre, duke barazuar në 1:1 rezultatin e përballjes së tyre në Playoff.
Për fitoren bindëse 123-102 më meritorë ishin Giannis Antetokounmpo i cili shënoi 29 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Khris Middleton shënoi 28 pikë duke qëlluar 7 nga 10 tentativat për tre pikë.
Seria zhvendoset në Boston ku do të luhen ndeshjet 3 dhe 4.