Yunus Kaymaz
30 Prill 2019•Përditësim: 02 Maj 2019
Shpërblimi i përgjithshëm financiar i turneut të tretë Grand Slam në Wimbledon është rritur me 11.8 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Këshillit organizues thuhet se shpërblimi i përgjithshëm financiar që do të ndahet në turneun e sivjemë është rritur me 11.8 për qind dhe do të arrijë 38 milionë paundë.
Kampionët në konkurrencën për meshkuj dhe femra në turneun i cili luhet në terren me bari, do të marrin shpërblim financiar prej 2.35 milionë paundë.
Turneu i tenisit në Wimbledon këtë vit do të luhet nga 1 deri më 14 korrik.