Dejan Maksimoviç
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 26 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Mesut Ozil, lojtari i ekipit kombëtar gjerman, këtë sezon po shkëlqen në fanellën e Arsenalit. Por, dy vjet e gjysmë më parë, kur vendosi që nga Real Madrid të shkojnë në radhët e "Topxhinjëve" tronditi publikun botëror. Megjithatë, Ozil beson se ka bërë hapin e duhur, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mund të them vetëm se jam shumë i lumtur në Londër. Vendimi im që të largohem nga Real Madrid dhe të shkojë në Arsenal ishte i saktë. Këtu nuk kamë pasur edhe një ditë të vetme, përveç kur jam lënduar, të mos ndihem mirë", ka thënë Ozil për mediat gjermane.