Fatjon Cuka
13 Tetor 2021•Përditësim: 13 Tetor 2021
Shqipëria ka humbur sfidën me Poloninë, e vlefshme në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, ndërsa gjatë ndeshjes janë shënuar edhe incidente që shkaktuan ndërprerjen e saj disa minuta, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të ekipit të Polonisë, me golin e shënuar nga Swiderski.
Pasi ekipi polak kaloi në avantazh në minutën e 77-të, ndeshja është ndërprerë për disa minuta për shkak të sendeve të hedhura ndaj futbollistëve të Polonisë dhe tifozëve polakë.
Në stadium kishte pjesëmarrje të lartë të tifozëve shqiptarë të cilët mbështetën ekipin e tyre kuqezi, ndërkohë të pranishëm ishin edhe tifozët polakë.
Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Shqipëria ndodhet në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.