Dejan Maksimoviç
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Gareth Southgate, trajneri i përkohshëm i përfaqësueses së Anglisë, konfirmoi se Wayne Rooney, lojtari i Manchester United-it, do të mbetet kapiten, raportojnë mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse gjendet në një formë të keqe në klubin e tij, për shkak të së cilës nuk ka qenë në mesin e startuesve në dy ndeshjet e fundit të Unitedit, Southgate vendosi që Rooney të mbetet kapiten në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kampionatin Botëror kundër Maltës dhe Sllovenisë.
Trajneri i përkohshëm i cili do ta udhëheqë përfaqësuesen e Anglisë në katër ndeshje të dielën do të shpallë listën e futbollistëve në të cilët do të llogarit në dy përballjet më 8 dhe 11 tetor.