Selçuk Buğra Gökalp
05 gusht 2021•Përditësim: 05 gusht 2021
Ekipi përfaqësues amerikan mundi Australinë në ndeshjen gjysmëfinale të basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike Tokio 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Kevin Durant dhe bashkëlojtarët e tij u kthyen nga një negativë prej 15 pikësh për të mposhtur Australinë me rezultat përfundimtar 97-78, duke avancuar në finalen e tyre të katërt radhazi për medaljen e artë në Olimpiadë.
Ekipi përfaqësues i Australisë asnjëherë nuk ka arritur në finale dhe pësoi humbjen e pestë në gjysmëfinalet e lojërave olimpike.
Durant me 23 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime e çoi ekipin e tij drejt fitores, ndërsa Devin Booker gjithashtu shënoi me 20 pikë, tre kërcime dhe një asistim.
Në finalen e caktuar për më 7 gusht, SHBA do të përballet me fituesin e gjysmëfinales Francë-Slloveni.