Emre Aşıkçı
11 Shtator 2020•Përditësim: 11 Shtator 2020
Tenistja japoneze, Naomi Osaka dhe tenistja bjelloruse, Victoria Azarenka do të takohen në finalen e kategorisë për femra të US Open 2020 të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenistja e katërt Osaka mposhti amerikanen Jennifer Brady me 7:6, 3:6 dhe 6:3 në sete për t'u kualifikuar në fazën e radhës të turneut.
Azarenka eliminoi tenisten amerikane Serena Williams me 1:6, 6:3 dhe 6:3 në sete për të arritur në finale.
Tenistja e tretë në botë Williams ka fituar gjashtë tituj të US Open gjatë karrierës së saj.