Kenan Irtak
11 prill 2022•Përditësim: 12 prill 2022
Në tremujorin e parë të këtij viti nga linjat e brendshme dhe të jashtme të aeroporteve në Stamboll, 17.776.793 udhëtarë përdorën fluturimet, raporton Anadolu Agency (AA).
Trafiku i udhëtarëve i cili u pakësua në masë të madhe në të gjithë botën dhe në Turqi gjatë pandemisë së COVID-19, ka përshpejtuar procesin e rikuperimit në 3 muajt e parë të vitit 2022.
Aviacioni civil turk i cili me masat e marra vitin e kaluar filloi të kapërcejë ndikimin negativ të pandemisë, vazhdoi rritjen e tij në vitin 2022 në aspektin e trafikut ajror dhe të intensitetit të udhëtarëve.
Në tremujorin e parë të këtij viti në aeroportet e Stambollit dhe Sabiha Gökçen është shënuar rritje e rëndësishme në numrin e udhëtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga faqja e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), mësohet se 11.414.230 udhëtarë kanë përdorur aeroportin e Stambollit për periudhën janar-mars të këtij viti. Nga këto udhëtarë 2.923.503 udhëtarë kanë përdorur linjat e brendshme ndërsa 8.490.727 linjat e jashtme.
Në aeroportin e Stambollit në periudhën e njëjtë të një viti më parë udhëtuan 5.542.158 persona dhe në këtë drejtim në krahasim me vitin e kaluar rritja e udhëtarëve është përllogaritur të jetë 106 për qind. Sipas kësaj, numri i udhëtarëve është rritur me 5.872.072.
- Në aeroportin Sabiha Gökçen numri i udhëtarëve në linjat e jashtme u rrit me 162 për qind
Në aeroportin Sabiha Gökçen në periudhën janar-mars 2022 udhëtuan gjithsej 6.362.563 persona prej të cilëve 3.236.915 në linjat e brendshme dhe 3.125.648 në linjat e jashtme.
Në tremujorin e parë të vitit të kaluar ky aeroport priti gjithsej 4.210.495 udhëtarë prej të cilëve 3.017.447 në linjat e brendshme dhe 1.193.048 në linjat e jashtme.
Për tremujorin e parë të këtij viti në fjalë është vërejtur një rritje e theksuar në numrin e udhëtarëve në linjat e jashtme.
Numri i udhëtarëve në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 219.468 në linjat e brendshme dhe 1.932.600 në linjat e jashtme në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2021. Në këtë drejtim rritja e udhëtarëve është përllogaritur 7 për qind në linjat e brendshme dhe 162 për qind në linjat e jashtme.
Nga aeroportet e Stambollit në tremujorin e parë të këtij vitin kanë udhëtuar 17.776.793 udhëtarë prej të cilëve 6.160.418 në linjat e brendshme dhe 11.616.375 në linjat e jashtme.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i udhëtarëve u përcaktua të jetë 9.752.653.
- Rritje është shënuar edhe në numrin e fluturimeve
Paralelisht me numrin e udhëtarëve në tremujorin e parë të këtij viti në aeroportet e Stambollit rritje është reflektuar edhe në statistikat e fluturimeve.
Në periudhën janar-mars 2022 në aeroportet e Stambollit janë kryer 81.876 fluturime prej të cilave 20.985 nga linjat e brendshme dhe 60.891 nga linjat e jashtme.
Në tremujorin e parë të vitit të kaluar në aeroporte u zhvilluan 46.427 fluturime dhe në krahasim me këtë theksohet se për periudhën e njëjtë të këtij viti janë vërejtur 35.449 fluturime më shumë.
Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti në aeroportin Sabiha Gökçen janë zhvilluar 44.177 fluturime, ku 21.568 prej tyre në linjat e brendshme dhe 22.609 në linjat e jashtme.
Në aeroportin Sabiha Gökçen në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar janë realizuar 32.102 fluturime.
Në tremujorin e parë të këtij viti është përllogaritur një rritje prej 12.075 fluturime në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë në aeroportin Atatürk për të njëjtën periudhë janë regjistruar 6.612 fluturime prej të cilave 2.931 në linjat e brendshme dhe 3.681 në linjat e jashtme.