Emin Avundukluoğlu
07 Maj 2017•Përditësim: 07 Maj 2017
ANKARA (AA) - Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqisë, Joseph Dunford dhe Hulusi Akar, u takuan në Uashington për të diskutuar mbi situatën në Irak dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e shefave të përgjithshëm morën pjesë edhe drejtori i i Shërbimit të Inteligjencës turke (MIT) Hakan Fidan dhe Ibrahim Kalın, zëdhënës i Presidencës së Turqisë.
Nga Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke për AA është konfirmuar se dy delegacionet e kanë organizuar takimin në prag të vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Washington.
Delegacioni turk dhe ai amerikan biseduan për çështjet dypalëshe si dhe për situatën me konfliktet në Irak dhe Siri.