Meltem Bulur
17 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kryer një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se në bisedën e kërkuar nga pala amerikane janë vlerësuar punimet për sigurimin e një armëpushimi në Siri, lufta kundër DEASH-it në Siri, si dhe situata aktuale në këtë vend.
Gjithashtu në bisedë është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në lidhje me operacionin në Musul.
Bisedë edhe me homologun rumun
Çavuşoğlu ditën e sotme ka realizuar një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Lazar Comanescu. Në bisedën në fjalë janë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve ndërkombëtare në rendin e ditës.