Michael Hernandez
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
WASHINGTON (AA) – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me Sekretarin amerikan të Dejtësisë Jeff Sessions ka biseduar për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).
Tema kryesore e takimit siç pretendohet ka qenë çështja e ekstradimit të Gylenit në Turqi, në çka Ankaraja insiston pas tentimit të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar.
Ministri turk kërkoi arrestimin e Gylenit si dhe ofrimin gjykatës dokumentacionin e bashkangjitur më parë në lidhje me rastin. Bozdağ dhe Sessions janë pajtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi lidhur me këto çështje.
Takimi i dy zyrtarëve është mbajtur në godinën e Departamentit të Drejtësisë në Washington dhe zgjati rreth 45 minuta. Bozdağ vizitoi Washingtonin në prag të vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në SHBA më 16 dhe 17 maj.