Emrah Güney
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan përmes një bisede telefonike ka uruar fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, Erdoğan ka telefonuar dhe uruar presidentin e ri të zgjedhur të Francës, Macron.
Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve në Francë kanë rritur shpresat lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE).
Po ashtu, palët kanë rënë dakord që të zhvillojnë takim gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel. Erdoğan dhe Macron kanë theksuar vendosmërinë e tyre për t'i zhvendosur në nivel më të lartë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës në çdo fushë.
Mësohet se Erdoğan dhe Macron kanë përmendur edhe rëndësinë për tejkalimin e vështirësive në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së në periudhën që vijon.