Sibel Uğurlu
27 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
Një delegacion mediatik sirian vizitoi selinë e Anadolu Agency (AA) në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Përfaqësuesit e Unionit Mediatik të Sirisë, që funksionon në zonat që Turqia i ka çliruar nga terroristët në dy operacione ushtarake, vizitoi kryeredaktorin Metin Mutanoğlu dhe kryeredaktorin e lajmeve ndërkombëtare Faruk Tokat.
Gjatë takimit u diskutua një trajnim i planifikuar për 300 profesionistë sirianë të medias.
E themeluar në vitin 1920, AA është agjenci globale e lajmeve me veprimtari në shumicën e rajoneve kryesore rreth globit, përfshirë Amerikën, Evropën, Lindjen e Mesme, Azinë dhe rajonin e Azisë-Paqësorit dhe u shërben abonentëve në më shumë se 100 vende.