İbrahim Erikan
08 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
ADANA (AA) - İBRAHİM ERİKAN -Në shkollën e ndërtuar në qytetin Adana të Turqisë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe me ndërmjetësimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) për nxënësit sirianë të strehuar në Turqi do të arsimohen 1 mijë e 600 nxënës, raporton Anadolu agency (AA).
Shkolla e cila nisi ndërtimin 5 muaj më parë në qendër të rajonit Yüreğir u përfundua në një kohë të shkurtër për tu vënë sa më parë në shërbim për nxënësit sirianë. Në këtë shkollë ndodhen 24 klasa duke përfshirë edhe një klasë për kopësht të fëmijëve.
Nxënësit në shkollë do të shkojnë me mjetet e vendosura në dispozicion nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ndërsa mjetet e tjera shkollore si bankat, dërrasë e zezë, libra, fletore, lapsa do të sigurohen nga UNICEF.
- Hapja bëhet ditën e nesërme-
Prefekti i qytetit Adana, Mustafa Büyük, në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh se është i lumtur për ndërtimin e një shkolle të tillë në rajon.
Mustafa Büyük, duke vënë në dukje se shkolla është ndërtuar nga UNICEF me ndërmjetësimin e AFAD tha se: "Shkolla këtu do të jetë në shërbim të nxënësve sirianë në qendër të rajonit".
Büyük, duke vënë në dukje se arsimi është një nevojë themelore në të gjitha shoqëritë ka pohuar se: "Në shkollën e ndërtuar për ti dhënë përgjigje të kësaj nevoje do të arsimohen 1 mijë e 600 nxënës. Arsimi do të jepet nga mësues sirianë si dhe mësime të turqishtes nga mësues të Drejtorisë arsimore të qarkut. Shpresojmë që shkolla që kemi planifikuar ta hapim ditën e premte të ndihmojë në realizimin e ëndrrave të nxënësve sirianë në përgatitjen e formimit të tyre në aspektin profesional. Falënderoj kryesisht AFAD dhe UNICEF dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shkolle".