Jeyhun Aliyev
12 gusht 2019•Përditësim: 13 gusht 2019
Forcat turke të sigurisë neutralizuan katër terroristë në një operacion kundër terrorizmit në Turqinë juglindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se terroristët e armatosur u shënjestruan nga forcat e xhandarmërisë, një organizatë e armatosur për zbatimin e ligjit, në zonat rurale të rrethit Yuksekova të provincës Hakkari, tha Ministria në një njoftim.
Operacionet kundër terrorizmit në këtë rajon në përgjithësi synojnë terroristët e PKK-së.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.