Sarp Özer
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Në fushatën ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë në rajonin rural Daglica, janë neutralizuar 7 terorristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, janë përcaktuar dy "pozicione dinamike" në rajonin rural Daglica të Hakkarit.
Pas kësaj, Komanda e Forcave Ajrore organizoi një fushatë ajrore në rajon. Në fushatën e avionëve mes orës 09.36 dhe 09.42 janë neutralizuar 7 pjesëtarë të organizatës terroriste separatise ndërsa gjithashtu u shkatërruan pozicionet e armëve të terroristëve.
Avionët luftarakë u kthyen në bazat e tyre pas detyrës së tyre.