Göksel Yıldırım
19 Gusht 2021•Përditësim: 19 Gusht 2021
Kompania turke e mbrojtjes "Kale" këtë vit do të fillojë prodhimin masiv të motorëve për raketat Atmaca dhe SOM të Turqisë të zhvilluara në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
"Faza e kërkimit dhe zhvillimit për motorin turbojet KTJ-3200 përfundoi dhe filloi procesi i prodhimit në masë", tha për AA, nënkryetari i "Kale", Osman Okyay gjatë Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF).
"Prodhimi i motorit është një fushë e vështirë ndërsa 'Kale' ka bërë përpjekje për 10 vjet për të zhvilluar një motor unik", theksoi Okyay.
Kompania ka arritur të prodhojë një motor autokton që nuk do të kemi varësi nga jashtë dhe "me të cilin nuk do të kemi probleme me përdorimin ose shitjen", nënvizoi ai.
Sipas tij, kompania do të dorëzojë 13 motorë këtë vit.
Okyay tha gjithashtu se kompania po vazhdon punën për dy motorë të tjerë.