Sena Güler
27 nëntor 2020•Përditësim: 27 nëntor 2020
Së paku 972 litra alkool i falsifikuar është sekuestruar, ndërsa një i dyshuar u ndalua sot nga forcat e xhandarmërisë në Turqinë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e sigurisë provinciale në rrethin Kinik të Izmirit zbuluan se një person po prodhonte alkool të falsifikuar dhe po e shiste atë në treg, tha një burim sigurie.
Në një operacion, forcat bastisën vendin e të dyshuarit dhe sekuestruan alkool të falsifikuar, një distilues dhe materiale të ndryshme të përdorura në prodhimin e alkoolit, shtoi burimi.
Alkooli i falsifikuar bëhet duke përdorur alkool metil me kosto të ulët në vend të alkoolit etilik, i cili mund të shkaktojë dëme serioze, madje edhe vdekje.